Liverpool ka eliminuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve skuadrën e Barcelonës.
The Reds kishin disavantazh prej tri golave nga ndeshja e parë, por në të dytën fituan me katër gola epërsi dhe rezultati i përgjithshëm ishte 4-3.
Pas takimit trajneri i klubit anglez, Jurgen Klopp, kishte përdorur një gjuhë të vrazhdë, të cilës gjatë mbrëmjes së kaluar iu referua strategu i Golden State Warriros, Steven Kerr.
Në fakt, ‘luftëtarët’ triumfuan kundër Houston Rockets me rezultat 104:99 dhe në këtë formë janë një triumf larg shkuarjes më tutje në këtë fazë të ‘playoff’ pasi kanë tri fitore kundrejt dy humbjeve.
Liverpooli mposhti Barcelonën dhe ishte një nga triumfet më të mëdha në historinë e futbollit. Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka thënë pas ndeshjes se lojtarët e tij treguan guxim (duke iu referuar gjenitaleve) dhe ishin gjigantë, ndërsa theksoi se shpresonte që femijët janë në gjumë dhe nuk e shikojnë intervistën e tij.
Fjalët e njëjta i ka përdorur edhe Kerr për basketbollistët e tij, por duke i kërkuar falje nënës për gjuhën.
Ndryshe, Kerr synon të arrij një rekord personal duke fituar dy tituj të njëpasnjëshëm me Warriors në NBA. /Telegrafi/
Steve Kerr channels Jurgen Klopp, says his guys are "f***ing giants" apologizes to his Mom pic.twitter.com/C7UyhC52Tw
— CJ Fogler account may or may not be notable (@cjzero) May 9, 2019