Site icon Telegrafi

Trajneri i Egjiptit, Cuper: Salah do ishte nënshkrim i mirë për Real Madridin

Salah tjetër objektiv

Sipas menaxherit të ekipit kombëtar të Egjiptit, Hector Cuper, sulmuesi i Liverpoolit, Mohamed Salah do të ishte një nënshkrim i mirë për Real Madridin.

Salah u bashkua me klubin anglez në Ligën Premier nga Roma gjatë verës në një marrëveshje prej 40 milionë eurosh dhe ai ka treguar formë të shkëlqyer duke shënuar plot 21 herë dhe duke ofruar gjashtë asistime në vetëm 27 ndeshje deri më tani.

Lexo po ashtu Formacioni më i mirë i vjeshtës në Ligën Premier, Manchester City dominon pothuajse të gjithë formacionin (Foto)

Këto paraqitje kanë bërë që Salah të bëhet objektiv i madh për Realin, teksa edhe menaxheri i Egjiptit, Cuper, mendon se egjiptiani do të ishte nënshkrim i mirë për Mbretërit.

“Ai është në nivel për të luajtur për Real Madridin, patjetër”, ka thënë fillimisht Cuper për Marca TV.

Salah po përjeton një super-sezon me Liverpoolin (Getty Images)

“Ai ka shumë cilësi dhe tani është gjithnjë e më i qartë niveli në të cilin ai është i aftë të luajë dhe të kombinojë disa aspekte të ndryshme të lojës së tij”.

“Ai është shumë i shpejtë, është teknikisht i fortë dhe tani është edhe më i fortë përpara golit”.

Lexo po ashtu Trajneri i Egjiptit, Cuper: Reali është i interesuar për Salah

“Të gjitha këto cilësi do të ishin të dobishme për Madridin”, përfundoi menaxheri i Egjiptit.

Cuper ka menaxhuar më parë katër klube në Spanjë – duke përfshirë Real Betisin dhe Valencian – gjatë një periudhe dhjetëvjeçare dhe ka qenë në krye të Egjiptit që nga viti 2015, duke i udhëhequr ata në Kupën e tyre të Parë Botërore në 28 vjet. /Telegrafi/

Exit mobile version