Trajneri i Bayern Munich, Julian Naglesmann nuk është tërhequr nga spekulimet që lidhin klubin e tij me një transferim të Antonio Rudiger.
Qendërmbrojtësi gjerman është jashtë kontratës me Chelsean në verën e ardhshme dhe nuk ka treguar prirje për të nënshkruar një marrëveshje të re.
Sipas Goal.com, Bayerni kontaktoi agjentin dhe vëllain e Rudigerit, Sahr Senesie në lidhje me një transferim falas në verë.
Tashmë për situatën e qendërmbrojtësit shtatlartë ka folur edhe trajneri i Bavarezëve, Nagelsmann.
“Unë nuk jam një tifoz i të folurit për lojtarët me kontratë në klube të tjera, dhe ne jemi jashtë periudhës së transferimeve”, ka thënë fillimisht Naglesmann në një konferencë për shtyp.
“Ai është një reprezentues gjerman dhe po paraqitet shumë mirë”.
“Thomas Tuchel e ndihmoi atë të arrijë nivelin e tij më të mirë”, përfundoi trajneri gjerman. /Telegrafi/