Telegrafi

Trajneri i Basaksehirit, Avci: Shumë shpejt do ta prezantojmë Arda Turanin

Arda Turan është lojtari më i ri i skuadrës së Istanbul Basaksehir.

Sipas trajnerit të klubit të Stambollit, Abdullah Avci, nuk ishte e lehtë të sillnim një reprezentues turk, prandaj i është mirënjohës presidentit të klubit, Goksel Gumusda.

“Transferimi do të përfundojë nesër ose pasnesër. Arda në radarin tonë që një kohë të gjatë dhe e falënderojmë presidentit për këtë transferim,” tha trajneri i klubit, i cili aktualisht zë vendin e parë të renditjes tabelore.

Turan erdhi në Barcelonë në vitin 2015 si një përforcime i madh i Atletico Madridit, por nuk arriti të bënte vend te katalunasit.

Mesfushori ka luajtur vetëm 36 ndeshje dhe ka shënuar pesë gola ndërsa ka fituar një titull të La Ligas, dy Copa del Rey dhe një Super Kupë.

Theksojmë se Turan filloi karrierën në Galatasaray dhe për kombëtaren turke ka 100 paraqitje ndërsa ka shënuar 17 gola. /Telegrafi/