Trajneri i Barcelonës, Quique Setien ka konfirmuar se klubi i tij janë të interesuar të nënshkruajnë me sulmuesin e Interit, Lautaro Martinez.
Martinez ka qenë shumë i lidhur me një transferim gjatë verës në Camp Nou si zëvendësues i Luis Suarezit, i cili është tashmë një 33-vjecar.
Setien rrëfen se 22-vjeçari ishte tashmë një ‘lojtar i shkëlqyeshëm’ dhe se Barcelonës i pëlqejnë ky lloj i lojtarëve.
“Ai është një lojtar i rëndësishëm, një lojtar i shkëlqyeshëm dhe Barcelona gjithmonë është e interesuar për lojtar të shkëlqyeshëm”.
“Por, në këto kohë pa futboll, një emër tjetër del çdo ditë”.
“Po ashtu është folur për Neymarin. Dhe jam i sigurt se do të më pyesni edhe për Fabian Ruiz”, ka thënë Setien për Gazzetta dello Sport.
Ndryshe, Interi nuk është shumë i interesuar të shes yllin argjentinas dhe do ta bëntë këtë vetëm nëse paguhet klauzola prej 111 milionë eurosh apo ndonjë ofertë rreth 90 milionë euro, ku përfshihet edhe ndonjë lojtar. /Telegrafi/