Site icon Telegrafi

Trajneri i Anglisë, Southgate: Jam i impresionuar nga Kosova, ndaj tyre është ndeshja jonë kyçe

Gareth Southgate e ka vlerësuar lartë Përfaqësuesen e Kosovës në futboll.

Kosova e ka mposhtur me rikthim Republikën e Çekisë me rezultat 2-1, ndërsa në grupin A fitore ka shënuar edhe Anglia ndaj Bullgarisë me rezultat 4-0.

Pas fitores ndaj bullgarëve ka folur trajneri i Anglisë, Southgate, i cili e ka vlerësuar lartë Kosovën, kundërshtarin e tyre të ardhshëm.

“Jam i impresionuar nga Kosova. Është ndeshja jone kyçe ajo ndaj tyre”, ka thënë fillimisht Southgate pas ndeshjes ndaj Bullgarisë.

Southgate pas ndeshjes ndaj Bullgarisë

“Ata janë shumë mirë të organizuar, kanë lojtarë të ri dhe plot pasion”.

“Rezultati i sotëm nuk me ka befasuar aspak nga ndeshjet e tyre qe kam parë deri më tani”.

“Do jetë një test i mirë”, përfundoi trajneri i Anglisë.

Ndryshe, ndeshja mes Kosovës dhe Anglisë do të zhvillohet ta martën me 10 shtator në stadiumin St Marys. /Telegrafi/

Exit mobile version