Telegrafi

Trajneri i Al Hilal refuzon të përjashtojë mundësinë e transferimit të Messit – pas mega ofertës që e lë mbrapa edhe Ronaldon

Lionel Messi mund t’i bashkohet rivalit të tij afatgjatë, Cristiano Ronaldo në Ligën Pro Saudite sezonin e ardhshëm – por trajneri i Al-Hilal po u mban gojëhapur thashethemeve që i lidhin ata me legjendën argjentinase.

Ylli 35-vjeçare pritet të largohet nga Paris Saint-Germain pas dy sezonesh në kryeqytetin francez, me kontratën që i skadon në qershor. Shtatë herë fituesi i Topit të Artë kohët e fundit u detyrua t’i kërkonte falje PSG-së pas një udhëtimi ‘të paautorizuar’ në Arabinë Saudite.

Fituesi i Kupës së Botës raportohet të ketë një propozim për kontratë prej 500 milionë euro në tryezë nga Al-Hilal – rivalët e skuadrës së Ronaldos, Al-Nassr.

Por, strategu i tyre – Ramon Diaz, i cili po përgatit ekipin e tij për një ndeshje finale të Kupës së Kampionëve kundër Al-Wehda më 12 maj, nuk përjashtoi një lëvizje për Messin.

“Tani jemi të fokusuar në lojë, kemi një finale. Pas finales, do të shohim se çfarë do të ndodhë”, ka deklaruar ai.

Messi gjithashtu është lidhur me një rikthim mahnitës te Barcelona, ​​me një lëvizje të mundshme në MLS gjithashtu e mundshme. /Telegrafi/