Sipas të përditshmes italiane Tuttosport, trajneri i Juventusit, Max Allegri dhe ai Interit, Luciano Spalletti, janë të hapur për shkëmbimin Mauro Icardi dhe Gonzalo Higuain.
Thashethemet janë rritur në kohën e fundit, kur Bianconerët rritën interesimin për Icardin. Ata janë të gatshëm që të futen në çfarëdo marrëveshje.
Higuain të mërkurën tha se është i lumtur në Torino, por do t’i pëlqente një kalim në Ligën Premier.
Por që ai ka gjasa ende që të mbetet në Seri A. Tuttosport shkruan se Allegri dhe Spalleti i kanë dhënë dritën e gjelbër një shkëmbimi mes lojtarëve.
Kjo mbetet shumë e vështirë, pasi klubet duhet ta gjejnë marrëveshjen, ndërsa lojtarët duhet ta pranojnë atë.
Shkëmbimi ka logjik, dy skuadrat fitojnë
Ka shumë elementë që të dy klubet do ta bënin shkëmbimin, pasi duket një operacion logjik i tregut.
Për shembull, ekziston mundësia që Interi të fitojë para, pasi mund ta humb lojtarin me klauzolën që ka (110 milionë euro).
Juventusi do ta fitonte një sulmues të madh për pesë vitet e ardhshme, ndërsa Interi do ta kishte një sulmues ekspert si Higuain, plus edhe një shumë të madhe parash për të investuar.
Icardi kërkon 8 milionë euro në sezon, shumë që mund t’ia plotësojë vetëm Juventusi.
Skenari është shumë logjik, por në mes qëndrojnë tifozët dhe rivaliteti historik midis klubeve. /Telegrafi/