Kolo Toure dje (e hënë) edhe zyrtarisht është prezantuar si lojtar i Celticut.
Por, duket se mbrojtësi i Bregut të Fildishtë nuk është aspak i lumtur me kalimin e tij nga Liverpooli te gjigantët skocez.
Në një nga fotografitë e prezantimit, ai duket shumë i mërzitur dhe duke ditur karakterin qesharak të tij, tifozët kanë shpërthyer me shaka në rrjetet sociale.
35-vjeçari nënshkroi kontratë një vjeçare me Celtic pas kalimit si lojtar i lirë. /Telegrafi/