Legjenda e Italisë dhe Romës, Francesco Totti beson se Zinedine Zidane dhe Gianluigi Buffon kanë qenë trajneri dhe portieri më i mirë i vitit të kaluar, ndërsa lojtari i vetit beson se do zgjidhet Cristiano Ronaldo.
Totti u pyet për çmimet më të mira të FIFA-s nga faqja zyrtare e organit qeverisës të futbollit dhe përzgjedhjet e tij janë paksa befasuese, por edhe të pritura.
Italiani e sheh Zidanen të zgjidhet më i miri përball Antonio Contes dhe Max Allegrit për trajnerin më të mirë të vitit, ndërsa Buffon pritet të angazhohet në një betejë dypalëshe me Keylor Navasin për portierin më të mirë dhe Ronaldo si lojtari i vitit.
“Neymar, Ronaldo dhe Messi? Para së gjithash, ne po flasim për tre ‘alien’ [jashtëtokësor] të futbollit”, ka thënë fillimisht Totti për FIFA.com.
“Duhet të them që gjithmonë e kemi respektuar njëri-tjetrin në fushë dhe jashtë fushës. Por, unë mendoj se, në fund, Ronaldo është përpara të tjerëve”.
“Ai pati një sezon të mahnitshëm dhe gjithashtu realizoi të gjitha qëllimet e tij me ekipet më prestigjioze”.
“Është e drejtë të thuhet se shkolla jonë e trajnerëve është ende me cilësi të lartë. Pavarësisht nga puna e jashtëzakonshme e Contes dhe Allegrit, mendoj se Zidane është favoriti për të njëjtat arsye si Cristiano Ronaldo: ai fitoi gjithçka sezonin e kaluar”.
“Portierët kanë një ndikim të madh në lojë, megjithëse nuk vlerësohen sa duhet. Ndikimi i tyre në rezultatin përfundimtar të ekipit është gjithnjë vendimtar”.
“Mendoj se Gianluigi Buffon ka një shans shumë të mirë për ta fituar atë. Ai ka qenë më i miri në mënyrë individuale, por edhe skuadra e tij arriti në finalen e Ligës së Kampionëve – njësoj si Keylor Navas. Në fund, mendoj se të dy do të konkurrojnë për të”, përfundoi legjenda italiane. /Telegrafi/