Legjenda e futbollit italian, Francesco Totti, do të preferonte që Napoli ta fitonte Scudetton para Juventusit, por një barazim në këtë ndeshje do ta bënte lumtur.
Giallorossi që e kaloi gjithë karrierën e tij te klubi italian dhe u pensionua sezonin e shkuar, tani po punon në klubin e tij, ndërsa ka bërë analizë për Serien A.
“Janë tri apo katër ekipe në të njëjtin nivel, por Juve ka diçka më shumë”.
“Napoli është ekipi më i bukur për ta parë, ata mund ta fitojnë Scudetton, nëse nuk do të kenë lëndime”.
“Shpresoj për një barazim në këtë ndeshje, dhe ne mund të rikuperonim pikë përballë të dy kundërshtarëve”.
“Nëse Roma nuk e fiton Scudetton? Do të preferoja Napolin, pasi në Torino janë lodhur duke festuar. Në Napoli do të jetonin me këtë gjë për 100 vite. Do të doja që Scudetto të shkonte në jugë”.
“Interi? Eh… jo, te Interi, jo”, ka thënë Totti për Corriere della Sera. /Telegrafi/