Telegrafi

Totti fillon punën si agjent i futbollistëve, gati t’i marrë nën menaxhim dy super talentët italianë

Francesco Totti është futur në botën e menaxhimit pas pauzës thuajse një vjeçare pas largimit si drejtues i Romës.

Ikona e Giallorosëve ka treguar se është futur në botën e menaxhimit dhe synon t’i marrë nën kontratë futbollistët e rinj e të talentuar.

Totti së shpejti do të marrë nën menaxhim super yllin italian Federico Chiesa, i cili deri më tani është menaxhuar nga babai i tij.

Mediat italiane kanë raportuar se legjenda e Romës ka pasur takim edhe me talentin e Interit, Sebastiano Esposito.

Kapiteni legjendar i Romës pritet që së shpejti ta largojë Chiesan nga Fiorentina për të cilin interesim kanë pasur skuadrat e mëdha si Roma, Inter, Juventus dhe Liverpool.

Në anën tjetër Totti pritet të ulet me krerët zikaltër për vazhdimin e kontratës me Espositon, që shihet si e ardhmja e futbollit italian. /Telegrafi/