Klubi i njohur anglez, Tottenham Hotspur është i bindur se do të arrijnë të mbajnë sulmuesin Harry Kane në klub.
Ylli i Spurs ka lënë të kuptohet këtë javë se ai do të ishte i hapur për të lënë Londrën e Veriut, nëse klubi nuk përputhej me ambicien e tij për të fituar trofe.
Manchester Unitedi, Real Madridi dhe Juventusi janë vetëm dy nga klubet që janë lidhur më shumë me sulmuesin 26-vjeçar.
Megjithatë, drejtuesit e klubit londinez janë të bindur se do të arrijnë të mbajnë Kane në White Hart Lane.
Sipas Daily Mail, Spurs besojnë se klubet nuk do të jenë në gjendje të përmbushin çmimin e kërkuar prej 200 milionë funtesh për shkak të pandemisë së coronavirusit.
Ndikimi ekonomik i sëmundjes ngjitëse pritet të përbëjë një afat kalimtar të qetë veror për klubet në të gjithë Evropën. /Telegrafi/