Juventusi do të përpiqet të largojë Paulo Dybalan edhe në afatin kalimtar të dimrit dhe Tottenham Hotspur është skuadra më e interesuar për të.
Ylli argjentinas është i padëshiruar te Zonja e Vjetër dhe gjatë verës pati disa tentativa nga Totenhami dhe Manchester Unitedi për ta transferuar.
Spurs u munduan disa herë të transferojnë argjentinasin, por marrëveshja nuk u arrit shkaku i kushteve personale.
Sipas mediumit britanik Daily Star, Tottenham mund të ketë një shans më të mirë për të nënshkruar me Dybalan nga Juventus në afatin e janarit.
Juventusi mund të përpiqet të largojë 25-vjeçarin përsëri në janar dhe me Mauricio Pochettino një admirues të njohur të tij, klubi londinez do të ketë një shans të mirë ta transferojë këtë herë.
Çmimi i lojtarët mendohet të jetë rreth 60-70 milionë euro. /Telegrafi/