Tottenham Hotspur mund të bëjë një transferim befasues të Romelu Lukakut, meqenëse janë në kërkim të një zëvendësuesi potencial të Harry Kane.
Sulmuesi anglez është duke u lidhur me një kalim te Bayern Munichu, ndërsa klubet tashmë kanë arritur marrëveshje për çmimin.
Nëse ai vendos të shkojë në Bundesliga, atëherë Spursat do të kenë nevojë për një sulmues dhe mund ta kërkojnë futbollistin e Chelseat – bën të ditur La Gazzetta dello Sport.
Belgu konsiderohet tepricë në Stamford Bridge dhe kërkohet nga Juventusi, por Bianconerët nuk mund ta transferojnë pa e shitur Dusan Vlahovicin, të cilin po ashtu ua kanë ofruar Bluve.
30-vjeçari tashmë urrehet nga tifozët e Interit prej se u mësua për bisedimet e fshehta me Juven dhe Milanin, derisa tifozët e Zonjës së Vjetër kanë protestuar kundër transferimit të tij.
Në këtë rast, Arabia Saudite mbetet si opsion më i realizueshëm, por nëse ndërhyn Tottenhami, atëherë do të ishte një lehtësim për sulmuesin, i cili dëshiron të vazhdojë të luajë në Evropë. /Telegrafi/