Site icon Telegrafi

Tottenhami i kërkon Realit 200 milionë euro për Kane, Perez i gatshëm të ofrojë para dhe dy lojtarë në këmbim

Harry Kane (Getty Images)

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez është i gatshëm të përfshijë dy lojtarë në ofertën e tij të ardhshme për yllin e Tottenhamit, Harry Kane.

Sulmuesi anglez ka befasuar të gjithë me rendimentin e tij të treguar në dy apo tri sezonet e fundit, duke shënuar shumë gola në Ligën Premier dhe garat evropiane.

Golat e tij të shumtë, por edhe loja e mirë dhe ekipore ka bërë që shumë skuadra të vihet pas shërbimeve të tij, ku më të interesuarit besohet të jenë Real Madridi.

Lexo po ashtu Akademia e Arsenalit nuk e mbajti Harry Kanen se ishte "topolak dhe aspak atletik", por tash janë penduar

Gjiganti spanjoll thuhet se ka që një kohë të gjatë në radar anglezin, teksa mendohet se kanë bërë edhe ofertë zyrtare për shërbimet e tij.

U zbulua këtë javë që kryetari i Tottenhamit, Daniel Levy, ka hedhur poshtë një ofertë prej 160 milionë eurosh plus 40 milionë euro tjera bonuse nga Perez për yllin e Anglisë.

Lexo po ashtu Ronaldo dëshiron që Kane t'i bashkohet Realit

Megjithatë, Levy është i gatshëm të shesë Kane për 200 milionë euro – por dëshiron të gjitha para në dorë dhe jo me këste apo bonuse.

Sipas mediumit Don Balon, Perez heziton të shkojë kaq lart dhe në vend të kësaj do të kthehet në tavolinë me një ofertë këmbimi të para plus lojtar.

Benzema (Getty Images)

Të dy lojtarët që do të përfshihen në propozimin e tij janë sulmuesi Karim Benzema dhe mesfushori Mateo Kovacic.

Kovacic njihet për teknikën e lartë që e posedon (Getty Images)

Kuptohet, veçanërisht Kovacic është një lojtar që i intereson shumë Levyt dhe menaxherit të Spursave, Mauricio Pochettino, pasi edhe më parë e kanë kërkuar. /Telegrafi/

Exit mobile version