Site icon Telegrafi

Tottenham 1-0 Inter: Notat e lojtarëve, Vertonghen më i miri

Matias Vecino dhe Jan Vertonghen gjatë një dueli (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Tottenham Hotspur fitoi ndaj Interit në Wembley me rezultat 1-0 në kuadër të Grupi B të Ligës së Kampionëve.

Ishte Christian Eriksen me golin në minutën e 80-të që mbajti gjallë shpresat e Spurs për kualifikim në fazën tjetër.

Por, lojtari i ndeshjes ishte Jan Vertonghen, belgu ishte fantastik në fazën mbrojtëse, por tentoi të ndihmojë skuadrën edhe në fazën sulmuese.

Festa te goli i Christian Eriksen (Foto: Julian Finney/Getty Images/Guliver)

Paraqitje të mirë arritën të bëjnë edhe Harry Kane, Harry Winks e Dele Alli, normalisht dhe Eiksen për aq minuta sa luajti.

Te Interi më i miri ishte Milan Skriniar, por vlejnë të ceken edhe Stefan de Vrij, Ivan Perisc dhe Marcelo Brozovic.

Ata që dëshpëruan me paraqitjen ishin Radja Nainggolan dhe Matias Vecino, ndërsa më poshtë keni notat e lojtarëve:

Tottenham:

Inter:

Ndeshja e ardhshme e Interit në Ligën e Kampionëve është ndaj PSV-së. /Telegrafi/

Exit mobile version