Torino ka hedhur poshtë propozimin e fundit të Milanit për Andrea Belottin.
Sulmuesi 24-vjeçar ka një klauzolë lirimi prej 100 milionë eurove në kontratën, por është e vlefshme vetëm për klubet jashtë Italisë.
Milan vazhdimisht ka qenë i lidhur me “Il Gallon”, pjesërisht për shkak se publikisht ka pohuar se është fans i Rossonerëve që nga fëmijëria.
Sipas edicionit të sotëm të gazetës Tuttosport, Torino ka hedhur poshtë një tjetër ofertë nga San Siro.
Kuqezinjtë kanë ofruar 50 milionë euro plus pronësinë e përbashkët të Patrick Cutrones.
Deri më tani këtë sezon, Belotti ka kontribuar me 12 gola dhe pesë asistime në 30 paraqitje në të gjitha garat me torinezët.
Nga ana tjetër, 20-vjeçari Cutrone ka shënuar 15 gola në 41 ndeshje zyrtare me Milanin, duke përfshirë gjashtë në 13 ndeshjet e Ligës së Evropës. /Telegrafi/