Ka filluar të publikohet lista e lojtareve të nominuarve për Topin e Artë për vitin 2019.
Lionel Messi, Crisitiano Ronaldo dhe Virgil van Dijk, pritet të jenë udhëheqësit e listës së 30-të lojtarëve të nominuar për çmimin individual.
Kapiteni i Barcelonës është në gjah për Topin e gjashtë të Artë, e të njëjtën gjë po mundohet ta bëjë edhe ylli i Juventusit.
Nominimet kanë filluar të publikohen nga France Fotball të hënën mbrëma, derisa çmimi i lojtarit më të mirë në botë për këtë vit do të ndahet më 2 dhjetor.
Ky çmim fillimisht jepej nga FIFA, mirëpo që nga viti 2016 mediumi francez është pavarësuar nga shtëpia e madhe e futbiollit dhe dëshiron ta ndajë trofeun personalisht në një gala mbrëmje.
Më poshtë mund t’i shikoni listën e lojtarëve të nominuar për Topin e Artë:
1# Sadio Mane/Liverpool/Senegal
Mane kishte paraqitje fantastike në sezonin e kaluar me The Red, që fituan Ligën e Kampionëve dhe përfunduan në vendin e dytë në Ligën Premier, gjersa fitoi Këpucën e Artë me 22 gola të shënuara.
2# Sergio Aguero/Man City/ Argjentina
Sulmuesi argjentinas në sezonin e kaluar pati paraqitje impresionuese, ndërsa fituan tripletën angleze, Ligën Premier, FA Cupën dhe Carabao Cupën.
3# Frenkie de Jong/Ajax-Barcelona/ Holanda
De Jong i befasoi të gjithë me paraqitjetet e tij në sezonin e kaluar te skuadra holandeze derisa në janar kompletoi kalimin te Barcelona. Ai arriti të shpallej me Ajaxin kampion në Eredivisie, ndërsa eliminuan Real Madridin dhe Juventusin nga Liga e Kampionëve.
4# Dusan Tadic/Ajax
Tadici kishte paraqitje të mira te skuadra londineze së bashku me bashkëlojtarët e tij, mirëpo u eliminua nga Tottenham Hotspuri në gjysmëfinale të garës më të madhe në Evropë për klube.
5# Hugo Lloris/Tottenham/Franca
Fituesi i Kupës së Botës së bashku me skuadrën e tij u pozicionuan në vendin e katërt në ligën angleze, por që shkaktuan befasi duke kaluar në finale të Ligës së Kampionëve, për t’u eliminuar më pas nga Liverpooli.
6# Kylian Mbappe/PSG/Franca
Ylli franceze në sezonin e kaluar arriti t’i shënonte 39 gola në të gjitha garat, por që arriti ta fitonte vetëm titullin e Ligue 1.
7# Trent-Alexander Arnold/Liverpool/Anglia
Alexander-Arnold fitoi Ligën e Kampionëve me Liverpoolin, ndërsa bëri 16 asistime, për ta thyer kështu rekordin në Ligën Premier për numrin e asistimeve që asnjë mbrojtës nuk kishte arritur ta bënte atë gjë.
8# Donny van de Beek/Ajax/Holanda
Van de Beek i impresionoi të gjithë me paraqitjet e tij në ligë dhe në Ligën e Kampionëve, pasi me bashkëlojtarë eliminuan Real Madridin dhe Juventust, për t’u eliminuar më pas nga Spurs në gjysmëfinale.
9# Pierre-Emerick Aubameyang/Arsenal/ Gabon
Aubameynag e përfundoi sezonin e kaluar duke e fituar Këpucën e Artë së bashku me Mohamed Salahun dhe Sadio Manen që shënuan nga 22 gola, gjersa Arsenali përfundoi në pozitën e pestë.
10# Marc-Andre ter Stegen/Barcelona/Gjermania
Ter Stegen fitoi titullin e La Liga-së me katalunasit, derisa ishte i palëkundur nga porta e Blaugranasëve.
11# Cristiano Ronaldo/Juventus/Portugalia
Ronaldo shkëlqeu në sezonin e tij të parë te Zonja e Vjetër, pasi fitoi titullin e Serie A-së dhe Kupën e Italisë, ndërsa me Portugalinë arritën ta mposhtin në finale Holandën për ta fituar Ligën e Kombeve.
12# Alisson Becker/Liverpool/Brazil
Alisson arriti ta fitonte Ligën e Kampionëve me Liverpoolin, gjersa me Brazilin ia doli ta fitonte Kupën e Amerikës, e që paraqitjet e tij ishin fantastike.
13# Matthijs de Ligt/Ajax-Juventus/Holanda
De Ligt mori të gjithë vëmendjen e në sezonin e kaluar me paraqitjet e tij te Ajaxi në Ligën e Kampionëve, ndërsa në këtë verë kaloi te Zonja e Vjetër për 75 milionë euro.
14# Karim Benzema/Real Madrid/Franca
Edhe pse Real Madridi nuk kishte formë të mirë, Benzema arriti ta tregonte vetën si një sulmues i dalluar, duke shënuar 30 gola në të gjitha garat.
15# Georginio Wijnaldum/Luverpool/Holanda
Mesfushori holandez ishte pothuajse më meritori që Liverpooli arriti ta fitonte Ligën e Kampionëve, sidomos me golat ndaj Barcelonës, mirëpo humbi finalen e Ligës së Kombeve ndaj Portugalisë.
16# Virgil van Dijk/Liverpool/Holanda
Mbrojtësi holandez mund të thuhet se është aktualisht mbrojtësi më i mirë në botë, derisa në sezonin e kaluar ndihmoi The Reds ta fitonin titullin e gjashtë të garës më të madhe për klube në Evropë.
17# Bernardo Silva/Man City/Portugalia
Silva po impresionon çdo ditë e më shumë nën urdhrat e Pep Guardiolas, gjersa në sezonin e kaluar ishte i pandalshëm në Ligën Premier, por edhe me Portugalinë në Ligën e Kombeve.
18# Heung-min Son/Tottenham/Korea Jugore
Son edhe në sezonin e kaluar tregoi se është një lojtar i kalibrit të lartë, derisa me Spurs arritën të kualifikoheshin në finalen e Ligës së Kampionëve.
19# Robert Lewandowski/Bayern Munich/Polonia
Sulmuesi polak është sikur vera, sa më i vjetër aq më i mirë. Në sezonin e kaluar arriti për të katërtën herë radhazi të shënonte 22 gola, derisa fituan, Bundesligën, DFB Pokal dhe Superkupën DFL.
20# Roberto Firmino/Liverpool/Brazili
Firmino ishte në sezonin e kaluar një lojtar kyç për The Red dhe Brazilin, pasi me të parët fitoi Ligën e Kampionëve, ndërsa me kombëtare fitoi Kupën e Amerikës.
21# Antoine Griezmann/Atletico Madrid-Barcelona/Franca
Griezmann shënoi 21 gola në të gjitha garat në sezonin e kaluar, derisa përfunduan në vendin e dytë në ligën spanjolle, ndërsa në këtë verë kaloi te Barcelona për 120 milionë euro.
22# Kevin de Bruyne/Man City/ Belgjika
Edhe pse e kishte një sezon me lëndime, mesfushori përsëri vazhdoi me formë të lartë te Manchester City në sezonin e kaluar.
23# Riyad Mahrez/Man City/ Algjeria
Mahrez kishte një vit të suksesshëm si te Citizens ashtu edhe te Algjeria, duke e fituar Premier Ligën dhe Kupën e Afrikës.
24# Kalidou Koulibaly/Napoli/Senegal
Koulibaly ishte edhe në sezonin e kaluar një lojtar vendimtar te Napoli që përfundoi në vendin e dytë në Serie A, derisa kishte shkuar deri në finale të Kupës së Afrikës.
25# Lionel Messi/Barcelona/ Argjentina
Messi kishte një sezon fantastik, derisa arriti ta fitonte La Liga-në me Barcelonë dhe e fitoi Këpucën e Artë si golashënuesi më i mirë në Evropë.
26# Mohamed Salah/Liverpool/ Egjipti
Salah arriti në sezonin e kaluar ta ndihmoi Liverpoolin ta fitonte Ligën e Kampionëve, derisa fitoi Këpucën e Artë në Ligën Premier me 22 gola të shënuara.
27# Eden Hazard/Chelsea-Real Madrid/Belgjika
Hazard ishte edhe në sezonin e kaluar lojtari kyç i Chelseat, derisa në këtë verë kaloi te Real Madridi për 100 milionë euro.
28# Joao Felix/Benfica-Atletico Madrid/Portugalia
Joao Felix në sezonin e kaluar arriti ta pushtonte botën e futbollit si një lojtar i ri dhe shumë i talentuar, për të kaluar më pas te Atletico Madridi për 130 milionë euro.
29# Raheem Sterling/Man City/Anglia
Sterling u tregua vendimtar në tripletën e Manchester Cityt të sezonit të kaluar, duke mos munguar në këtë listë.
30# Marquinhos/PSG/Brazili
Marquinhos në sezonin e kaluar e ndihmoi PSG-në ta fitonte titullin e Ligue 1, derisa kishte paraqitje fantastike. /Telegrafi/