Telegrafi

Top transferimet e futbollistëve shqiptarë që ndodhen në vitin 2021

Viti 2021 ka qenë një vit shumë aktivë sa i përket futbollistëve shqiptarë, pasi shumë prej tyre kanë kryer transferime gjatë këtij viti kalendarik.

Një nga transferimet më të mëdha ishte padyshim ai i Xherdan Shaqirit, i cili u largua nga Liverpooli për tu bashkuar me gjigantin francez Olympique Lyon.

Milot Rashica u largua nga Werder Bremeni për tu transferuar në Ligën Premier tek skuadra Norwich City.

Në Francë shkoi edhe Elbasan Rashani, që pas shkëlqimit me Erzurumin në Superligën e Turqisë, u bashkua me skuadrën franceze Clermont ku ka filluar të lë gjurmë me gola e asistime.

Futbollistët shqiptarë ndryshuan skuadra edhe në elitën e futbollit italian, Serie A.

Pas një viti të kaluar në Serie B me Spalin, Etrit Berisha u rikthye në elitën e futbollit italian përsëri, duke nënshkruar me skuadrën e madhe italiane Torino.

Elseid Hysaj u largua pas disa viteve nga Napoli dhe u transferua në kryeqytet te Lazio, derisa skuadër në Itali ndryshoi edhe Ardian Ismajli që la Spezian për Empolin. Te Empoli u transferua edhe portieri i Përfaqësueses së Kosovës, Samir Ujkani.

Armando Broja u rikthye te Chelsea pas huazimit të suksesshëm te Video, por kampionët e Evropës e dërguan atë përsëri në huazim dhe kësaj radhe në Ligën Premier te Southampton.

E nga Liga Premier u largua Andi Zeqiri për tu huazuar në elitën e futbollit gjerman Bundesliga te Augsburg.

Shkodran Mustafi pasi qëndroi disa muaj pa skuadër, në fund u rikthye në La Liga ku ka nënshkruar me Levanten.

Interesant sa i përket transferimeve të shqiptarëve ka qenë edhe elita e futbollit në Turqi. Portieri i Përfaqësueses së Kosovës, Arijanet Muric u huazua nga Manchester City te Adana në Superligën turke, derisa Endri Çekiçi iu bashkua Zymer Bytyqit e Sokol Cikalleshit te Konyaspori.

Mërgim Berisha la Red Bull Salzburgun për Fenerbahcen, derisa në Turqi u rikthye edhe Herolind Shala që i është bashkuar Erzurumsporit.

Telegrafi më poshtë sjell disa nga transferimet e futbollistëve shqiptarë që ndodhën gjatë vitit 2021:

Xherdan Shaqiri, Liverpool —> Lyon

Milot Rashica, Werder Bremen —> Norwich City

Armando Broja, Chelsea —> Southampton 

Andi Zeqiri, Brighton —> Augsburg

Arijanet Muric, Man City —> Adana

Lirim Kastrati, Dinamo Zagreb —> Legia 

Shkodran Mustafi, Schalke 04 —> Levante

Etrit Berisha, Spal —> Torino

Amir Abrashi, Freiburg —> Grasshoppers

Mërgim Berisha, RB Salzburg —> Fenerbahce

Ardian Ismajli, Spezia —> Empoli

Samir Ujkani, Torino —> Empoli

Elbasan Rashani, Erzurum —> Clermont

Herolind Shala,  Stabaek —> Erzurum

Besar Halimi – Sandhausen —> Riga

Elseid Hysaj, Napoli —> Lazio

Endri Çekiçi, Ankargucu —> Konyaspor

Toni Domgjoni, Zurich —> Vitesse