Telegrafi

Top dhjetë talentëve që u është rritur vlera në tregun e transferimeve – Alphonso Davies i prinë listës

Treshja e Ligës Premier, Phil Foden, Mason Greenwood dhe Bukayo Saka, janë në mesin e dhjetë talentëve që kanë pasur rritje në vlerë.

Anëtari i Manchester Cityt po kalon nëpër një formë tejet të lartë dhe për këtë mund është shpërblyer në rritjen e vlerës së tij në tregun e transferimeve.

Faqja ndërkombëtare Camuso në bashkëpunim me Transfermarkt, kanë lëshuar listën me dhjetë talentët që kanë rritje në vlerë.

Më poshtë mund të shikoni listën e plotë me lojtarët e talentuar dhe vlerën e tyre të përditësuar:

10) Jude Bellingham (Borussia Dortmund): vlera aktuale — £24.3m (rritja në vlerë: £22.05m)

9) Diego Carlos (Sevilla): vlera aktuale — £45m (rritja në vlerë: £22.5m)

8) Lucas Ocampos (Sevilla): vlera aktuale — £45m (rritja në vlerë: £22.5m)

7) Renan Lodi (Atletico Madrid): vlera aktuale — £45m (rritja në vlerë: £22.5m)

6) Bukayo Saka (Arsenal): vlera aktuale — £36m (rritja në vlerë: £24.30m)

5) Mason Greenwood (Manchester United): vlera aktuale — £45m (rritja në vlerë: £27m)

4) Phil Foden (Manchester City): vlera aktuale — £54m (rritja në vlerë: £27m)

3) Erling Haaland (Borussia Dortmund): vlera aktuale — £72m (rritja në vlerë: £31.5m)

2) Ansu Fati (Barcelona): vlera aktuale — £72m (rritja në vlerë: £36m)

1) Alphonso Davies (Bayern Munich): vlera aktuale — £72m (rritja në vlerë: £49.5m). /Telegrafi/