Conor McGregorit i duhet vetëm një sekondë për të fituar një milion euro, ndërsa për minutë fiton plotë 47,999,976 milionë euro, sipas një kërkimi që është bërë së fundmi.
OLGB ka përpiluar një listë me atletët më të paguar në botë, aty ku hyjnë sporte si, futbolli amerikan, basketbolli, bejsbolli, futbolli, boksi dhe artet e përziera marciale.
Dhe McGregori që ka luftuar vetëm një herë në këtë vit, është në kry të kësaj renditje me 1 milion euro për vetëm një sekondë.
Deontay Wilder e Cancelo Alvarez jan në vendin e dytë, respektivisht në të tretin. Amerikanit i duhen 55 sekonda për të fituar një milion euro, ndërsa meksikanit tre sekonda më shumë.
Kampionët e boksit në peshat e rënda, Tyson Fury dhe Anthony Joshua renditen në vendin e katërt dhe pestë, me yjet e futbollit amerikan si, Kirk Cousins, Carson Wents, Jared Golff, Julio Jones dhe Drew Brees.
Koha e atletëve për të fituar 1 milion euro (Periudha: 1 korrik 2019, 1 korrik 2020):