Kur shumica e njerëzve e paramendojnë jetën e yjeve të mëdha botërore, ajo që u bie në mend janë festat e mëdha me shumë alkool të llojeve të ndryshme.
Dhe, duke ditur angazhimet, festat ku janë të përfshirë, after partyt dhe pushimet në hotele, nuk është befasi e as çmenduri të mendojmë të gjithë se yjet botërore janë të dehur në pothuajse secilën ditë të javës.
Sidoqoftë, një numër i madh i yjeve nuk e preferon alkoolin, e natyrisht se kjo gjë është për t’u mirëpritur, shkruan Telegrafi.
Nga Jennifer Lopez e deri te David Beckham, më poshtë gjeni disa prej yejve të njohura që nuk konsumojnë alkoolin dhe arsyen pse këtë nuk e bëjnë.
Eminem
Eminem ka qëndruar pa alkool tash e nëntë vjet pasi luftoi me vërsinë nga alkooli dhe droga.
Chris Martin
Jeta e shëndetshme e Gwyneth Paltrow duket se e ka kthyer në binarë vokalistin e Coldplay, pasi që prej se është martuar me aktoren ai më nuk konsumon alkoolin.
Jennifer Lopez
J-LO nuk e konsumon alkoolin për shkak se është i dëmshëm për lëkurën, e për këtë bukuroshja ka të drejtë sepse ajo duket njëjtë, e pse jo edhe më e re se sa 15 vjet më parë.
Daniel Radcliffe
Ai ka vuajtur për t’u rikthyer në realitet pasi përfundoi seria “Harry Potter”, por ka tash e dy vjet që nuk e di çka është përdorimi i alkoolit.
Bruce Willis
Ai kaloi nga promovimi i verërave në mos përdorim të alkoolit. Dhe për këtë, ai nuk ka aspak faj.
Kim Kardashian
Ajo është shumë e zënë për të qenë e dehur, kështu që Kim preferon të mos pijë fare alkool.
John Travolta
Travolta nuk konsumon alkoolin, pasi që ka pasur probleme në të kaluarën me abuzim të substancave narkotike.
Ben Affleck
Pas një periudhë ne rehabilitim, Affleck për të mirën e tij e la alkoolin.
Bradley Cooper
Ai ka vuajtur nga abuzimi me alkoolin dhe e la në moshën 29 vjeçare.
David Beckham
Tash e kuptuat arsyen pse ai është në top formë.
Jennifer Hudson
Hudson thotë se kurrë në jetën e saj nuk ka pirë as edhe një gllënjkë alkool.
/Telegrafi/