Telegrafi

Top 10 klubet më të trofeshme në Angli – rivalitet i ashpër mes dy vendeve të para

Janë zbuluar dhjetë skuadrat më të trofeshme në Ligën Premier. Renditja është tejet e zjarrtë, sidomos në dy vendet e para.

Manchester City dhe Liverpooli i kanë rrëmbyer të gjithë trofetë në dy vitet e fundit, mirëpo edhe Chelsea nuk ka qëndruar larg tyre.

The Reds arritën të shpalleshin kampion të ligës angleze pas më shumë se 30 vitesh pritjeje, por ende vazhdojnë të jenë lartë me numrin e trofeve.

Citizens e The Blues në dhjetë vitet e fundit e kanë pushtuar Anglinë me trofe, mirëpo nuk janë në tri vendet e para.

Më poshtë keni listën e plotë të dhjetë klubeve më të trofeshme në Angli:

Blackburn Rovers – 10 trofe – Liga Premier (x3), League Cup (x1) dhe FA Cup (x6)

Newcastle United – 11 trofe – Liga Premier (x4), FA Cup (x6) dhe Inter-Cities Fairs Cup (x1)

Everton- 15 trofe – Liga Premier (x9), FA Cup (x5) dhe Kupa Evropiane (x1)

Tottenham Hotspur – 17 trofe – Liga Premier (x2), FA Cup (x8), League Cup (x4), Kupa Evropiane (x1) dhe UEFA Cup (x2)

Manchester City – 20 trofe – Liga Premier (x6), FA Cup (x6), League Cup (x7) dhe Kupa Evropiane (x1)

Aston Villa – 20 trofe – Liga Premier (x7), FA Cup (x7), League Cup )x5) dhe European Cup x1

Chelsea- 24 trofe – Liga Premier (x6), FA Cup (x8), League Cup (x5), European Cup (x1), Cup Winners’ Cup (x2) dhe Liga e Evropës (x2)

Arsenal – 30 trofe – Liga Premier (x13), FA Cup (x13), League Cup (x2), Inter-Cities Fairs Cup (x1) dhe Kupa Evropiane (x1)

Manchester United- 42 trofe – Liga Premier (x20), FA Cup (x12), League Cup (x5), European Cup (x3), Cup Winners’ Cup (x1) dhe UEFA Cup (x1)

Liverpool – 43 trofe – Liga Premier (x19), League Cup (x8), FA Cup (x7), European Cup (x6) dhe UEFA Cup/Liga e Evropës (x3). /Telegrafi/

Dejan Lovren, Mohamed Salah dhe Xherdan Shaqiri (Foto: Phil Noble/Pool via Getty Images/Guliver)