Pas përfundimit të ndeshjeve play-off, tanimë dihen edhe 32 klubet që do të jenë pjesëmarrëse në Ligën e Kampionëve të sezonin 2019-20.
Këto 32 skuadra do të luftojnë për ta ngritur trofeun në finalen e Stambollit me 30 maj 2020 dhe për ta rrëzuar Liverpoolin nga froni si kampion.
Sezoni i ri është gati dhe shorti hedhet të enjten.
Janë disa klube që do ta kërkojnë trofeun dhe MARCA i ka zgjedhur 10 prej tyre që cilësohen si favoritët që do të mund të kurorëzohen në Stamboll.
Atletico Madrid
Ata humbën shansin për të fituar Ligën e Kampionëve në shtëpi e tyre vitin e kaluar dhe kanë pasur një verë në tranzicion.
Është ende herët, por nënshkrimet e reja duket se i kanë dhënë krahë Diego Simeones që dëshiron ta fitojë Ligën e Kampionëve.
Barcelona
Sezonin e kaluar ishte qëllimi i tyre kryesor dhe dukeshin në rrugë të mirë që t’i shkojnë në fund, por në gjysmëfinale u rrëzuan nga Liverpool.
Ata dështuan në ndeshjen e dytë në Anfield.
Antoine Griezmann dhe Frenkie de Jong janë blerjet e mëdha, ndërsa tani po e presin Neymarin.
Real Madrid
Sezonin e kaluar ata u eliminuan nga Ajaxi, por e kishin fituar katër herë nga pesë herët e mëparshme.
Tani janë përforcuar me emra si Eden Hazard, Luka Jovic, Ferland Mendy dhe Eder Militao, ndërsa mbeten pas Paul Pogbas, që kanë kohë edhe disa ditë që ta sjellin.
Madridi do të jetë një nga klubet që do ta duan trofeun dhe rikthimin e sundimit në futbollin evropian.
Manchester City
Është e vetmja gjë që Pep Guardiola nuk e ka fituar që nga kalimi në Angli, dhe ai është duke luftuar që ta pushtojë Evropën, pasi nuk e ka fituar që pas largimit nga Barcelona.
Lojtarët kanë ardhur, veçanërisht Rodrigo Hernandez dhe Joao Cancelo, janë ata do t’i japin më shumë forcë skuadrës.
Liverpool
Kampionët nuk do të lëshojë pe edhe aq lehtë, pasi Jurgen Klopp vendosi të punojë me lojtarët e njëjtë duke mos bërë blerje të mëdha.
Mohamed Salah, Sadio Mane dhe Roberto Firmino do të janë në detyrë që të shkaktojnë probleme për këdo në këtë garë.
Tottenham
Ata befasuan shumë sezonin e shkuar duke arritur në finale, ku ata ishin të pafat dhe humbën.
Ka blerje interesante, por mund ta humbin Christian Eriksenin. Sfida e tyre në fronte të shumta nuk do të jetë e lehtë.
Juventus
Vetëm Cristiano Ronaldo nuk është i mjaftueshëm për ta fituar dhe për të qenë pretendentë.
Këtij Juventusi i janë shtuar edhe nënshkrime si Matthijs de Ligt, Aaron Ramsey dhe Adrien Rabiot, duke e bërë një ekip shumë të fortë këtë sezon.
PSG
Neymar mund të largohet, por Kylian Mbappe dhe Edinson Cavani janë dyshe e fortë në sulm.
Me Ander Herrera në mesfushë, ata do të janë përsëri aty.
Bayern Munich
Ka filluar një epokë e re në Bavari. Franck Ribery dhe Arjen Robben nuk janë më, por Ivan Perisic dhe Philippe Coutinho janë aty.
Ata janë përforcuar edhe nga prapa me kampion bote si Lucas Hernandez dhe Benjamin Pavard.
Borussia Dortmund
Ata e vendosën Bayernin në vështirësi në Bundesligë sezonin e kaluar dhe këtë vit duan ta fitojnë.
Thorgan Hazard, Mats Hummels dhe Julian Brand janë blerjet e mëdha dhe duna ta bëjnë befasinë. /Telegrafi/