Site icon Telegrafi

Tomori mund ta ‘tradhtojë’ Milanin dhe të transferohet në janar tek rivali i tyre

Juventusi po përgatitet për të bërë një ofertë për yllin e Milanit, Fikayo Tomori gjatë afatit kalimtar të janarit. 

‘Zonja e Vjetër’ po synon që të rikthehet fuqishëm në garën për titull dhe këtë duan ta bëjnë duke përforcuar fazën e mbrojtjes në janar. 

Trajneri i tyre Thiago Motta është i etur që ta sjellë në ekipin e tij Fikayo Tomorin nga Milani. 

Fabrizio Romano ka konfirmuar se ‘Rossonerët’ do të konsideronin ndonjë propozim të rëndësishëm për qendërmbrojtësin anglez në janar, por nuk do të jetë e lehtë për Juventusin ta transferojnë një lojtar nga ekipi rival në mes të sezonit. 

‘Bianconerët’ sot (e diel) luajtën baras me rezultat 2-2 në shtëpi ndaj Fiorentinës që ishte ndeshja e fundit e vitit 2024 për ta. 

Tomori në anën tjetër ka bërë vetëm nëntë paraqitje në Serie A këtë sezon dhe nuk është befasi që po lidhet me një largim të mundshëm nga Milan. 

Lexo po ashtu Juventusit i ikën fitorja nga duart në minutat e fundit ndaj Fiorentinës

Që prej muajit tetor, ai ka arritur që të luajë vetëm 11 minuta në kampionat, teksa paraqitja e tij e fundit ishte ndaj Hellas Veronas me 20 dhjetor. 

Nuk është bërë ende e ditur se sa do të duhej që Juventusi të paguante për të siguruar shërbimet e Tomorit, por raportimet nga Italia kanë sugjeruar se një shumë prej 20 milionë eurosh do të ishte e mjaftueshme për ta larguar atë nga ‘San Siro’./Telegrafi/

Exit mobile version