Këngëtari Tom Jones ka shprehur dëshirën që Rita Ora të rikthehet si anëtare e jurisë së “The Voice UK”.
Veterani i muzikës, Tom Jones është shprehur i brengosur se Rita nuk do të pranojë të jetë pjesë e “The Voice UK” edhe për sezonin e ardhshëm për shkak se është zhgënjyer që nuk ka pasur asnjë konkurrent në finale.
“Rita është shkatërruar, ishte një gjë mjaft e rëndë për një anëtare të re të jurisë. Më ka ardhur keq për të sepse ajo ka bërë një punë të mrekullueshme”, ka thënë Jones, transmeton Koha.net.
“Sapo kjo ka ndodhur menjëherë kam shpresuar se kjo nuk do ta bënte atë që të heqë dorë dhe të shkojë nga shou”.
Will.I.Am thotë se rregulli i ri nga shou nuk i pëlqen aspak, duke lënë që njëri nga anëtarët e jurisë të shkojë në finale pa konkurrentë.
Ai gjithashtu shpreson se Rita do të kthehet pasi është më e mira deri tani në këtë punë.