Correntin Tolisso ka humbur vendin e titullarit te Bayern Munich dhe po kërkon largimin nga klubi.
Kampioni në fuqi i Gjermanisë nuk do ta ndalë në skuadër francezin, pasi nuk bënë pjesë në planet e tyre.
Kësisoj lojtari tanimë e ka të sigurt të ardhmen, ku në fund të sezonit do t’i thotë lamtumirë bavarezëve.
Ofertat për të nuk po mungojnë, pasi ka nga Anglia, Italia dhe Spanja, me skuadrat e mëdha që kanë rikthyer sytë tek kampioni i botës.
Inter, Juventus, Napoli, Manchester United, Arsenal dhe Atletico Madrid janë interesuar për shërbimet e Tolissos.
25-vjeçari duket se karrierën do ta vazhdoj në Serie A, pasi Interi është skuadra favorite për të nënshkruar me të.
Neroazzurët kanë nisur kontaktet me agjentin e lojtarit, pasi Tolisso pëlqehet shumë nga Conte, derisa ky transferim pritet t’i kushtojë atyre 35 milionë euro. /Telegrafi/