Site icon Telegrafi

Tmerri që përjetoi Kardashian – si rrodhi ngjarja (Foto)

Kim Kardashian ka qenë viktimë e një vjedhjeje të armatosur në Paris. Ylli i famshëm amerikan ka shpëtuar pa lëndime fizike, mirëpo ka përjetuar një tmerr të vërtetë.

Rreth orës 2:30 të mëngjesit të të hënës, hajnat kanë hyrë në ndërtesë dhe e kanë prangosur rojën. Pastaj kanë hyrë në dhomën ku ndodhej 35-vjeçarja, e kanë kërcënuar me armë dhe e kanë lidhur në banjë.

Roja ishte prangosur.

Vajza trevjeçare e saj, North dhe djali dhjetëmuajsh Saint, besohet se nuk kanë qenë në dhomë në momentin e incidentit.

Lexo po ashtu Kim përjeton tmerr në Paris, mbahet me armë nga persona të veshur si policë dhe i vidhen miliona (Foto/Video)

Dy prej hajnave besohet të kenë qenë të maskuar si policë, ndërsa vlera e stolive të vjedhura raportohet të jetë afro 11 milionë dollarë.

Forca të policisë janë angazhuar për të mbrojtur yjet dhe për ta zbardhur rastin.
Lexo po ashtu Mësohet vlera e stolive që i janë vjedhur Kimit – është marramendëse!

Burri i Kim, Kanye West, e ka ndërprerë koncertin në New York për t’u bashkuar me familjen e tij, ndërsa policia ka marrë në mbrojtje edhe pjesëtarët e tjerë të klanit Kardashian/Jenner që ndodhen në Paris, si dhe yje tjera të njohura.

Lexo po ashtu Momenti kur West ndërpret koncertin pasi mori lajmin për atë që i ndodhi gruas së tij (Video)
Policë të armatosur kanë marrë në mbrojtje Kendall Jennerin.

Policia është duke e hetuar rastin, ndërsa në pyetje është duke u marrë edhe një fotograf, i cili e ka ndjekur yllin amerikan që nga momentin i arritjes në Paris dhe besohet se ka informacion si ka ndodhur ngjarja. /Telegrafi/

Exit mobile version