Pak ditë pas lansimit të Porsche Cayman GT4 të ri, kompania gjermane ka njoftuar se do ta prodhojë një veturë më të fuqishme në të ardhmen.
“Ky është fillimi i një epoke të re. Jam shumë i interesuar për një model Cayman GT4 RS, por për momentin nuk kemi marrë asnjë hap.
“Nëse klientët kërkojnë një veturë të tillë, do të mendojmë për të”, ka thënë shefi i kompanisë, Andreas Preuninger, për revistën Evo, transmeton koha.net.
Nëse krijohet një model Porsche Cayman GT4 RS, kjo veturë do të jetë më e lehtë dhe më e fuqishme se modeli standard Cayman GT4.
Modeli standard Porsche Cayman GT4 ka motor 3.8 litër me 385 KF.
Kjo makinë shpejtësinë prej 0 në 100 km/h e arrin për 4.4 sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale që mund ta arrihet nga Porsche Cayman GT4 është e kufizuar në 295 km/h.