Site icon Telegrafi

Tjetër bashkëpunim i Bebe Rexhës më Nicki Minaj

Këngëtarja e hitit “Im Gonna Show Yu Crazy”, gjatë një interviste në AMA ka konfirmuar se këtë muaj do të publikojë këngën e re me titull “No Broken Hearts”.

“Është një këngë e mrekullueshme, dhe jam aq emocionuar… Unë dua që e gjithë bota ta dëgjojë atë, dhe në fakt jam aq krenare me këtë krijim. Një ditë kur më është thyer zemra, kam shkuar në studio dhe e kam shkruar, por është një himn që i bën që të mos thyhen zemrat aq lehtë, ju e dini çfarë dua të them. Pra, kjo do të jetë emocionuese”, është shprehur Bebe Rexha, transmeton Express në KTV.

Përgjatë intervistës ajo ka treguar po ashtu se në këtë këngë e ftuar është edhe një repere shumë e njohur, e që më vonë u bë e ditur se është fjala për Nicki Minaj. Ky është edhe bashkëpunimi i dytë i artisteve, pas hitit “Hey Mama”.

Një fragment të refrenit të këngës më të re “No Broken Hearts” këngëtarja tashmë e ka publikuar në “Snapchat”. Sipas “Spotifty”, Minaj është artistja që jep ndihmën dhe promovimin më të madh në bashkëpunimet e saj, në një rritje dëgjimi prej 170 për qind, pasuar nga Drake me 130 për qind.

“Spotfity” më tej ka shtuar se Bebe Rexha duket se këtë vit do të jetë kudo. Ndryshe, 2016-ta do të jetë edhe viti kur këngëtarja do të publikojë albumin e shumëpritur, i cili do të përfshijë të gjitha këngët e këngëtares. Bëhet e ditur se albumi është duke u regjistruar në studion e njohur muzikore të “Warner Brothers”.

Exit mobile version