Janë tri gjera të sigurta në këtë jetë: vdekja, taksat dhe se Ajaxi do ta shesë një top futbollist për para të mëdha çdo vit.
Jurrien Timber është shitja e fundit, me Ajaxin që mori 40 milionë euro nga Arsenali.
Por edhe më këtë ai nuk ka mundur të futet në mesin e pesë shitjeve më të mëdha të klubit.
Por cilët janë pesë lojtarët që janë shitur më shtrenjtë nga Ajaxi në klubet tjera? T’ia hedhim një sy listës.
5# Davinson Sanchez (Ajax-Tottenham) – 42 milionë euro
Ajaxi e bleu për 5 milionë euro dhe e shitën pas një viti. Kësaj i thonë biznes në Amsterdam.
4#Lisandro Martinez (Ajax – Man Utd) – 57 milionë euro
Mbrojtësi u shit nga Ajaxi në Man Utd, pasi ish trajneri i gjigantit holandez, Erik ten Hag e kërkoi në skuadër.
3# Matthijs de Ligt (Ajax – Juventus) – 85 milionë euro
Një nga produktet më të mira të akademisë në vitet e fundit, mbrojtësi më moshën 18 vjeçari u shti te Juventusi për rekord në atë kohë.
2# Frenkie de Jong (Ajax – Barcelona) – 86 milionë euro
Po ashtu një nga holandezët më të mirë të kësaj gjenerate, ai u kërkua nga shumë klube, por zgjodhi Barcelonën.
1# Antony (Ajax – Man Utd) – 95 milionë euro
Magjistari brazilian pas një periudhe te Ajax u shit te Man Utd për një shumë rekord për klubin.
/Telegrafi/