Telegrafi

Timber drejt transferimit në Angli, kërkohet nga Man Utd dhe Liverpool

Jurrien Timber është një nga mbrojtësit holandez më të vlerësuar dhe ai po shkëlqen me Ajaxin tani e tre vite.

Qendërmbrojtësi holandez megjithatë mund të largohet këtë verë nga Amsterdami për ta vazhduar karrierën në Angli.

Falë paraqitjeve fantastike në vitet e fundit me Ajaxin dhe Përfaqësuesen holandeze, Timber ka zgjuar interesimin e skuadrave të mëdha.

Metro ka raportuar se Manchester United dhe Liverpool janë dy top klubet angleze që e kanë Timberin në listën e dëshirave.

21-vjeçari kërkohet edhe nga dy top klubet gjermane Bayern Munich dhe Borussia Dortmund dhe duket se e ardhmja e tij është larg Ajaxit.

Lexo po ashtu Man United ka një 'armë sekrete' për të mposhtur Liverpoolin për shërbimet e mbrojtësit të Ajaxit

Ajax është gati ta lejoj largimin e Timber në verë pasi kontrata e tij skadon pas dy viteve dhe tani vlera e tij ka arritur kulmin.

Kampioni i shumëfishtë i Holandës synon që të fitoj rreth 50 milionë euro nga shitja e talentit holandez. /Telegrafi/