TikTok po pezullon transmetimin e drejtpërdrejtë dhe video përmbajtjet e reja në Rusi.
E gjithë kjo për shkak të ligjit rus për “lajmet e rreme”, ka njoftuar kompania kineze.
Kompania e mediave sociale tha se “nuk kishte zgjidhje” veçse të pezullonte veçoritë “ndërsa ne shqyrtojmë implikimet e sigurisë të këtij ligji”.
1/ TikTok is an outlet for creativity and entertainment that can provide a source of relief and human connection during a time of war when people are facing immense tragedy and isolation. However, the safety of our employees and our users remain our highest priority.
— TikTokComms (@TikTokComms) March 6, 2022
“TikTok është një prizë për kreativitet dhe argëtim që mund të sigurojë një burim lehtësimi dhe lidhjeje njerëzore gjatë një kohe lufte kur njerëzit po përballen me tragjedi dhe izolim të jashtëzakonshëm. Megjithatë, siguria e punonjësve tanë dhe e përdoruesve tanë mbetet prioriteti ynë më i lartë”, shkruan fillimisht kompania.
“Në dritën e ligjit të ri të “lajmeve të rreme” të Rusisë, ne nuk kemi zgjidhje tjetër veçse të pezullojmë transmetimin e drejtpërdrejtë dhe përmbajtjen e re në shërbimin tonë video, ndërkohë që shqyrtojmë implikimet e sigurisë të këtij ligji. Shërbimi ynë i mesazheve brenda aplikacionit nuk do të ndikohet”, shkruan më tutje.
Kompania ka pohuar sedo të vazhdojë të vlerësojmë rrethanat dhe zhvillimet në Rusi për të përcaktuar se kur mund të rifillojë plotësisht shërbimet, ku siguria do të jetë prioritet kryesor. /Telegrafi/
3/ We will continue to evaluate the evolving circumstances in Russia to determine when we might fully resume our services with safety as our top priority. More about our ongoing efforts here: https://t.co/Whwn5KwXmj
— TikTokComms (@TikTokComms) March 6, 2022