Site icon Telegrafi

Tifozët thonë se shorti i FA Cup ishte i manipuluar

Shorti i raundit të tretë të FA Cup çoi në reagime të furishme nga disa tifozë të zhgënjyer, me disa që shkuan deri aty sa e përshkruanin atë si “të manipuluar”.

Shorti më emocionues i raundit të tretë është mes gjigantëve të Ligës Premier mes Arsenalit dhe Manchester United, të cilët do të përballen në fundjavën e 11 janarit në Emirates.

Manchester City do të luajë kundër Salford, Chelsea me Morecambe, Liverpool me Accrington Stanley dhe Tottenham do të përballet me Tamworth.

Dhe disa tifozë besojnë se ndryshimi i cilësisë midis atyre ndeshjeve e bën shortin, i cili u krye nga ish lojtarët e Manchester United, Mark Hughes dhe Dion Dublin, të duket i dyshimtë.

Një fans shkroi në Twitter: “Absolutisht i manipuluar”.

Një tjetër komentoi: “Kjo është trukuar. Arsenal vs Utd. Jam i sigurt se ai (Dublin apo Hughes) as nuk i ka përzier ato”.

Një i tretë shkroi: “Duke parë shortin e FA Cup dhe çfarë dreqin është kjo, e manipuluar”. /Telegrafi/

Exit mobile version