Telegrafi

Tifozët e Liverpoolit mezi e presin transferimin e ri, Luis Diaz poshtëroi Fredin e Man Utd me një driblim të jashtëzakonsëm

Tifozët e Liverpoolit janë të entuziazmuar nga perspektiva që klubi i tyre të nënshkruajë sulmuesin e shumëkërkuar të Portos, Luis Diaz.

Reds thuhet se kanë ‘rrëmbyer’ Diazin para Tottenhamit pasi tani janë favorit absolut për të nënshkruar me kolumbianin.

Sipas Sky Sports News, Liverpooli thuhet se po ofron një marrëveshje me vlerë 40 milionë euro të garantuara plus bonuse të lehta rreth 20 milionë euro dhe 5 milionë euro tjera bonuse të vështira për Diaz, i cili ka shënuar 16 gola në 28 ndeshje për liderët e ligës portugeze këtë sezon.

Lexo po ashtu Liverpooli fiton garën me Tottenhamin për Luis Diaz, transferimi afër zyrtarizimit

Klubi Merseyside thuhet se ka dërguar një delegacion në Amerikën e Jugut për të provuar të përfundojë marrëveshjen përpara mbylljes së afatit kalimtar të janarit.

Diaz ka luajtur tashmë në ndeshjen kualifikuese të Kolumbisë për Kupën e Botës kundër Perusë të premten mbrëma, përpara se të përballen me Argjentinën të martën.

Ai ka rënë në sy edhe më parë teksa ishte në detyrë ndërkombëtare.

Sulmuesi i Portos u bë viral në vitin 2021 pasi poshtëroi mesfushorin e Manchester United, Fred, me një aftësi të shkëlqyer në një ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës kundër Brazilit në Barranquilla.

Lexo po ashtu Nëse kompletohet transferimi i Luis Diaz, Liverpooli largon lojtarë nga skuadra

Në videon, të cilin mund ta shikoni më poshtë, Diaz mban mbrojtësin e Paris Saint-Germain, Marquinhos pranë flamurit të këndit, përpara se të lëvizë topin lart dhe rreth shpinës së Fredit.

Ai më pas largohet nga mesfushori i Unitedit para se të bëjë një pasim të guximshëm “pa shikuar”. /Telegrafi/