Paulo Dybala postoi një foto me Paul Pogban në Miami dhe tifozët e Juventusit po ëndërrojnë një kthim të mesfushorit të Manchester United në Torino.
Francezi dhe Argjentinasi janë miq të ngushtë dhe kaluan një sezon së bashku në Juventus.
Dyshja u takua në Miami, ku Pogba mbërriti pas eliminimit të Francës nga Euro 2020.
Argjentinasi nuk u përfshi në ekipin kombëtar për Kupën e Amerikës dhe ka kaluar pushimet e tij në ShBA.
Sulmuesi argjentinas postoi një fotografi me Pogban në Instagram, duke i bërë tifozët e Juventusit të ëndërrojnë për një kthim të mundshëm të francezit në Allianz Stadium. “Këtu jemi përsëri”.
Mijëra mbështetës të Biankonerëve komentuan në foto, duke i kërkuar Dybalas që të sillte Pogban përsëri në Torino.
Sidoqoftë, edhe e ardhmja e Dybala në Juventus është në dyshim pasi ai ka hyrë në vitin e fundit të kontratës së tij.
Pogba gjithashtu do të shohë marrëveshjen e tij në Old Trafford të skadojë në qershor të vitit 2022, por kthimi i tij në Juventus në afatin aktual të transferimit duket e pamundur.
Drejtori i ri i Futbollit i Juventusit, Federico Cherubini zbuloi në fillim të kësaj jave se gjigandët e Serie A nuk mund të bënin asnjë transferim gjatë verës pasi ekipi është tashmë konkurrues. /Telegrafi/