Telegrafi

Tifozët e Interit injorojnë këshillat e coronavirusit, përcjellin ekipin me këngë dhe fishekzjarrë para nisjes për derbin ndaj Juventusit

Pavarësisht thirrjeve që të gjithë Lombardia të bllokohet për shkak të shpërthimit të coronavirusit, mbi 300 tifozë të Interit u mblodhën për të uruar skuadrën e tyre përpara ndeshjes së Juventusit.

Juventusi është nikoqir i Interit në ndeshjen derbi të javës në Serie A, e cila zhvillohet të dielën me fillim nga ora 20:45.

Derby d’Italia i kësaj të dielës do të luhej me dyer të mbyllura shkaku i coronavirusit dhe vendimit për të zhvilluar ndeshje pa tifozë së paku deri më 3 prill.

Lexo po ashtu Conte: Juventus-Inter, ndeshje e madhe edhe pa tifozë

Megjithatë, kjo nuk i ka ndalur tifozët e Interit për të përcjell dhe uruar fat ekipit të tyre të zemrës për ndeshjen ndaj Juventusit.

Nga 300 deri në 500 ultras u mblodhën sot (e shtunë) në terrenin e stërvitjes, ku kanë lëshuar fishekzjarrë, vendosur banderola dhe kënduan këngë për ekipin e tyre para nisjes së autobusit për në Torino.

Kjo është e gjitha kundër këshillave të dhëna nga Qeveria dhe autoritetet lokale, të cilët u kanë bërë thirrje atyre në zonave më të prekura që të qëndrojnë brenda dhe mbi të gjitha të shmangin grumbullimin në grupe të mëdha.

Tani ka thirrje në rritje që i gjithë rajoni i Lombardisë të mbyllen brenda shtëpive, pasi këtu janë shumica dërrmuese e rasteve të lajmëruara me coronavirus.

Lexo po ashtu Sarri: Juventus-Inter, ndeshja më prestigjioze në Serie A

Këtë mbrëmje, shifrat e Qeverisë u përditësuan për të treguar se 5.061 raste kanë dalë pozitivë në testin e coronavirusit, ndërsa deri tani ka 233 vdekje.

Vetëm Lombardia ka 2,742 nga ato raste, teksa pas tyre vjen rajoni i Emilia-Romagna me 937 raste. /Telegrafi/