Site icon Telegrafi

Tifozët e Barcelonës ‘në qiellin e shtatë’: Messi ia ka kumtuar Xavit vendimin për të ardhmen e tij

Duket se Lionel Messin mund ta shikoni sërish duk luajtur për Barcelonën.

Kështu së paku raporton gazetari që ka burime të afërta me klubin katalanas dhe që raporton në vazhdimësi për ta, Gerard Romero.

Sipas tij, Xavi është takuar me Lionel Messi para Kampionatit Botëror dhe ky i fundit i ka thënë ish-bashkëlojtarit të tij se nuk do të rinovojë me Paris Saint-Germain.

Lexo po ashtu Skena të çmendura në momentin që Messi doli nga një restorant në Argjentinë - rrethohet nga qindra tifozë

“Para Kampionatit Botëror, Xavi dhe Messi janë takuar. Messi i ka thënë Xavit të priste deri pas Kampionatit Botëror”, ka raportuar fillimisht Romero.

“Pas kësaj, Messi i tha atij se nuk do të vazhdonte me PSG-në. Familja e tij vuan në Paris dhe ata kënaqen kur kthehen në Barcelonë për 2-3 ditë”.

Lexo po ashtu PSG merr vendim për të ardhmen e Messit - pas vërshëllimave nga tifozët

Kontrata e 35-vjeçarit me PSG-në skadon në këtë verë dhe ai do të jetë i lirë që të rikthehet në Camp Nou.

Por, ofertat për të nuk ndalen, pasi e duan në Arabinë Saudite dhe në Amerikë. /Telegrafi/

Exit mobile version