Telegrafi

Tierney: E kisha të vështirë ta braktisja Celticun për Arsenalin

Nënshkrimi i ri i Arsenalit, Kieran Tierney beson se ishte koha e duhur që të largohej nga Celticu.

Gjersa futbollisti ruan dashurinë për gjigandët skocezë, ai e di se duhet të dëshmojë veten se është lojtari i duhur për londinezët.

Duke folur në për uebfaqen zyrtare të Arsenalit për këtë veprim, Tierney tha “Po, ishte vendimi më i vështirë në tërë jetën time që unë duhej ta bëja [lëvizjen]”.

“Më është dashur të flas me familjen time dhe miqtë e afërt sepse ishte një vendim i vështirë të largohesha nga një klub që e doja shumë”.

“Njerëzit duhet ta dinë këtë gjithashtu. Unë mendoj se Arsenali është një klub i madh dhe është një mundësi e shkëlqyeshme edhe për mua. Unë jam i kënaqur që jam këtu”.

Lexo po ashtu Dhjetë transferimet më interesante që ndodhën në orët e fundit të afatit kalimtar në Ligën Premier

“Tani thjesht mendoj se ishte koha e duhur që të ndërmarrë një hap përpara. Unë mendoj se kjo është një mundësi e shkëlqyer për mua”, tha futbollisti.

Ndryshe, mbrojtësi i majtë i bashkohet Arsenalit nga skuadra skoceze Celtic për një shumë rreth 29 milionë euro. /Telegrafi/