Site icon Telegrafi

“Thor: Ragnarok” vazhdon të jetë filmi më i shikuar (Video)

“Thor: Ragnarok” e ka mbajtur vendin e parë në ‘box office’ duke i lënë prapa disa filma që në fundjavën e kaluar debutuan në kinema.

Filmi i Marvel ka përfituar 56.6 milionë dollarë nga shitja e biletave, ndërsa pas tij mbetën debutuesit “Daddy’s Home 2” dhe “Murder on the Orient Express”.

“Daddy’s Home 2”, me Will Farrell, Mark Wahlberg, John Cena, John Lithgow e Mel Gibson në rolet kryesore, zuri vendin e dytë me 30 milionë dollarë përfitime.

Vendi i tretë është rezervuar për “Murder on the Orient Express” që përfitoi 28.2 milionë dollarë. Ekipin e aktorëve në këtë film e përbëjnë yje, si Kenneth Branagh, Judi Dench, Daisy Ridley, Michelle Pfeiffer, Olivia Colman, Josh Gad e Johnny Depp.

“A Bad Moms Christmas” u rendit i katërti me 11.5 milionë dollarë. Një javë më parë, ky film ishte i dyti më i shikuari.

Pasojnë filmat, si “Jigsaw” (3.5 milionë dollarë), “Tyler Perry’s Boo2! A Madea Halloween” (2.1 milionë dollarë), “Geostorm” (1.5 milion dollarë), “Blade Runner 2049” (1.4 milion dollarë) dhe “Happy Death Day” (1.32 milion dollarë).

Filmi i ri “Lady Bird” përfitoi 1.24 milion dollarë dhe kështu përmbylli top-dhjetëshin e filmave më të shikuar në SHBA dhe Kanada. /Telegrafi/

Exit mobile version