Presidenti i Interit, Erick Thohir ka paralajmëruar se çmimi i Mauro Icardit për klubet italiane është 400 milionë euro dhe konfirmon bisedimet për të ngritur klauzolën e lirimit të tij.
Sulmuesi argjentinas ka një klauzolë lirimi prej 110 milionë euro në kontratën e tij.
Por, kjo klauzolë është e vlefshme vetëm për klubet e huaja në dy javët e para të muajit korrik.
Disa burime kanë pohuar se Juventusi është i interesuar ta nënshkruajë me atë këtë verë, por shefi i Nerazzurrëve e ka bërë të qartë se nuk do të bëjnë biznes me Zonjën e Vjetër.
“Icardi ka një klauzolë lirimi prej 110 milionë euro, çdo klub që mendon të paguajë duhet të flasë me drejtuesit e Interit”, ka thënë fillimisht Thohir për TopSkor.
“Në Itali do të kushtonte shumë më tepër se kjo shifër, ai mund të kushtonte 200 milionë, 300 milionë apo edhe 400 milionë euro”.
“Për momentin klauzola është ende 110 milionë euro, rritja deri në 150 milionë euro ende nuk është dakord me lojtarin”, përfundoi indoneziani.
Ndryshe, Icardi është golashënuesi më i mirë këtë sezon në Itali dhe ka tërhqur interesimin e skuadra të mëdha evropiane si Real Madridi, Bayern Munichu dhe Chelsea. /Telegrafi/