Telegrafi

Thibaut Courtois kontratë për gjashtë vite me Real Madridin

during the Premier League match between Chelsea and AFC Bournemouth at Stamford Bridge on January 31, 2018 in London, England.

Thibaut Courtois është në pritje që Chelsea dhe Real Madridi ta mbyllin marrëveshjen.

Sipas HLN, portieri belg nuk është kthyer në stërvitje me klubin londinez.

Chelsea e ka pranuar këtë situatë dhe ka arritur marrëveshje me Athletic Bilbao për Kepa Arrizabalaga, për të cilin do të paguhen 80 milionë euro.

Portieri belg drejt largimit nga Chelsea (Getty)

Courtois do të nënshkruajë kontratë për gjashtë vite me Real Madridin.

Londinezët do të përfitojë 40 milionë euro, ndërsa portier do të marr edhe një gjobë nga klubi, për mos paraqitje në stërvitje.

Courtois drejt Realit (Getty Images)

Chelsea i ka dërguar sinjale Courtois që të kthehet në Cobham (qendra stërvitore) sot.

Megjithatë kjo pritet të mos ndodh, pasi portieri e ka pranuar edhe gjobën e dhënë nga klubi. /Telegrafi/