Mbrojtësi i Chelseat, Thiago Silva, ka refuzuar të hedhë dritë mbi drejtimin që do të marrë karriera e tij kur kontrata e tij në Stamford Bridge t’i skadojë në fund të këtij sezoni.
Silva, i cili së fundmi mbushi 39 vjet dhe do të jetë më pak se tre muaj larg ditëlindjes së tij të 40-të kur marrëveshja e tij aktuale me Blutë të përfundojë në qershor, ka mbetur një titullar i rregullt këtë sezon mes lëndimeve të dyshes që i kushtoi Chelseat plotë 110 milionë funte, Ëesley Fofana dhe Benoit Badiashile.
Gjatë verës, braziliani ishte i lidhur shumë me Fluminense, ku ai filloi karrierën e tij në moshën 14-vjeçare. Pasi lëvizi në moshën 16-vjeçare, ai pati një mundësi për të ringjallur karrierën e tij pasi kalimit për herë të parë në Evropë, por aventura e tij me Porton dhe Dynamo Moskën nuk funksionoi.
Pasi kaloi tri sezone me Fluminesen, Silva asokohe rreth të njëzetave u mor nga Milani dhe atëherë karriera e tij në Evropë mori hov.
Një rikthim në Fluminense aty ku gjithçka filloi 25 vjet më parë do të ishte rrëfimi më rrëqethës që do mund ta tregonte, por Silva këmbëngul se kjo lëvizje duhet t’i përshtatet nevojave të familjes së tij.
“Kjo marrëdhënie [me Fluminense] ka vazhduar për një kohë të gjatë. Por unë preferoj të hesht në këtë moment, pasi tashmë ka pasur disa polemika në të kaluarën”, ka thënë Silva për Globo Esporte.
“Tani kam një familje, kam fëmijë. Kështu që duhet të mendojmë edhe për këtë aspekt. Është të shohim se ku gjërat mund të na sjellin lumturi, për të përfunduar këtë karrierë të bukur dhe të suksesshme që besoj se e kam arritur”, përfundoi ai./Telegrafi/