Shawn Corey Cater, i njohur si Jay-Z, ka pasur një adoleshencë të vështirë gjatë rritjes në Brooklyn. Fatmirësisht, zhanri hip-hop i muzikës i ka shërbyer për të ikur nga jeta e tmerrshme që mudn ta kishte pasur.
Jay-Z për herë të parë ishte shfaqur në ‘Yo! MTV Raps’ në vitin 1989. Bashkë me Jaz-O, mentori i tij atëkohë, këngëtari kishte filluar të bënte historinë në industrinë e këtij zhanri, transmeton Telegrafi.
Ishte ajo kohë kur Shawn ishte bërë Jay-Z, duke e zgjedhur pseudonimin pjesërisht nga konsiderata për Jaz-O, dhe pjesërisht si referencë për J/Z, stacioni i metros afër vendit ku ai jetonte.
Në mënyrë që ta financonte labelin e tij ‘Roc-A-Fella Records’, Jay-Z kishte shitur albume nga vetura e tij.
Jay-Z njihet edhe si njëri prej investitorëve më të mençur, pasi i ka arritur qëllimet e tija, ka krijuar linjën e vet të rrobave, ka investuar në biznese tjera dhe, siç e dimë të gjithë që prapa çdo mashkulli të suksesshëm qëndron një grua e fortë, ai ka pasur fatin të martohet me këngëtaren Beyonce.
Jay-Z gjithmonë ka folur hapur për jetën e tij në shumicën e këngëve dhe në vitin 2010 ai e ka publikuar autobiografinë e quajtur ‘Decoded’, një koleksion i teksteve dhe domethënieve të tyre, si dhe histori me të cilën çdo njeri mund të bashkëndjejë.
Më poshtë i keni disa thënie të Jay-Z të cilat do t’ju inspirojnë dhe motivojnë drejt rrugës së suksesit.
– “Unë nuk frikësohem nga vdekja, frikësohem se nuk do të përpiqem”
– “Ne i ndryshojmë njerëzit përmes bisedës, jo përmes censurimit”
– “Unë nuk jam biznesmen, unë jam biznes, njeri”
– “Unë nuk do të humbas, pasi që edhe në humbje, ka një leksion të çmueshëm që e mësoj, andaj unë barazohem aty”
– “Gjithçka çfarë kam janë ëndrrat. Askush tjetër nuk beson. Askush tjetër nuk mund të sheh. Askush tjetër përveç meje”
– “Le të jetë më e mira e gjërave të sotme, gjëja më e keqe e të nesërmes suaj”
– “Çdo njeriu i nevojitet një shans për të evoluar”
– “Ata flasin. Ne jetojmë. Kush brengoset çfarë thonë ata?”
– “Një njeri i mençur më ka thënë mos u fjalos me budallenj. Për shkak se njerëzit nga distanca nuk mund ta dinë se cili është cili”
– “Paraja dhe fuqia nuk ju ndryshojnë, vetëm e ekspozojnë më shumë veten tuaj”
– “Njerëzit ju shikojnë me çudi, ju thonë se keni ndryshuar. Thuajse keni punuar shumë për të qëndruar të njëjtë”
– “Ju mund ta dëshironi suksesin shumë, por për ta fituar atë, ju nuk duhet të ngecni. Nuk mund të rrëshqitni, nuk mund të flini. Njërin sy hapur, njëmend, dhe përgjithmonë”. /Telegrafi/