Telegrafi

Thembra e Moratas kujton momentin kur Balotelli dështoi të shënonte me stil në portën e zbrazët

(Foto: Screenshot/SkySports/ESPN FC)

Alvaro Morata vazhdon të jetë emri më i përfolur në mediat sportive dhe rrjetet sociale, pas huqjes që bëri në ndeshjen ndërmjet Atalantas dhe Juventusit.

Sulmuesi spanjoll dështoi të shënonte në portën e zbrazët duke tentuar një lëvizje me thembër, derisa topi përfundoi jashtë.

Megjithëse ndodhej në pozitë të dyshimtë jashtë lojë dhe sistemi VAR ndoshta do ta kishte anuluar golin, 28-vjeçari duhej ta fuste topin në rrjetë.

Pas asaj që ndodhi në Torino, në rrjetet sociale është rikthyer një video nga një veprim akoma më interesant i Mario Balotellit gjatë kohës sa luante për Manchester Cityn.

Gjatë një ndeshjeje miqësore parasezonale kundër LA Galaxy, sulmuesi italian pranoi një top në zonë, shkoi drejt portës dhe u rrotullua për të shënuar me thembër, por topi përfundoi jashtë.

Lexo po ashtu Situata në momentin e goditjes komike me thembër të Moratas, Pirlo reagoi duke përplasur disa shishe

Nuk vonoi reagimi i trajnerit të atëhershëm të Cityt, Roberto Mancini, i cili e zëvendësoi menjëherë Balotellin pas atij veprimi. /Telegrafi/

(Foto: Screenshot/ESPN FC)