Telegrafi

Thashetheme për një puthje mes Dua Lipës dhe Chris Martin

Dua Lipa ishte ndër yjet kryesore të Festivalit Glastonbury, ashtu që pas performancës e ka festuar suksesin e saj me Charli XCX.

21-vjeçarja është lëvduar edhe për trupin e saj, ndërkohë që ka pasur spekulime edhe për një puthje romantike me Chris Martin.

Faqet rozë kanë raportuar se këngëtarja shqiptare është puthur me frontmenin e “Coldplay” në zonën VIP.

Megjithatë, Martin ka reaguar për t’i hedhur poshtë këto spekulime.

Lexo po ashtu Dua e mohoi lidhjen me Martin Garrix, por fotografohet në përqafimin e tij (Foto)

Edhe Dua ka mohuar të ketë pasur ndonjë moment intim me këngëtarin e “Coldplay”.

Nga ana tjetër, ka pasur thashetheme se këngëtarja shqiptare është në lidhje me Martin Garrix. /Telegrafi/