Pas takimeve të një pas njëshme me liderët e partive politike, presidenti Hashim Thaçi ka mbajtur konferencë për media, ku këto takime i cilësoi të shkëlqyeshme dhe frytdhënëse për bashkëpunim në çështjet e rëndësishme shtetërore.
Presidenti bëri të ditur se takimi me kryeministrin Albin Kurti ka qenë i konfirmuar që nga e premtja, shkruan Telegrafi.
“Për sot ka qenë e planifikuar dhe e konfirmuar të ndodhë edhe takimin me kryeministrin dhe liderin e LVV-së, Albin Kurti. Edhe pse takimi ka qenë i konfirmuar qysh të premten në mesditë, për sot në ora 13:00, pasi që ftesa ime ka qenë që takimi të ndodhë në orën 8:30, 9 apo 9:30, por edhe në 10:00, por me kërkesë të tij jemi dakorduar që takimi të ndodhë në orën 13:00, por për fat të keq 5 minuta para orës 13:00 është anuluar ky takim nga zyra e kryeministrit Kurti”, ka thënë Thaçi.
Thaçi shprehi gatishmërinë që ta takojë sërish kryeministrin Kurti.
“Do ta takojë kur mendon që është në interes të takohemi, por Kosova nuk ka kohë për të humbur që ti pres teket apo hujet askujt”, ka thënë Thaçi.
Presidenti ka shtuar se kur kemi qenë të bashkuar gjithmonë kemi pasur suksese. /Telegrafi/