Telegrafi

Teuta Krasniqi shfaqet tërheqëse në xhirimet e projektit të ri filmik

Foto: Teuta Krasniqi/Instagram

Aktorja e njohur Teuta Krasniqi është shumë e pëlqyer për pamjen e saj.

Javën e kaluar ajo ishte pjesë e Pri Film Fest, në kuadër të filmit “Një tregim Prishtine”, në të cilin luan rolin kryesor.

Pas suksesit të këtij projekti, Teuta duket se ka nisur xhirimet e një tjetër filmi.

Në disa fotografi të publikuara në rrjetin social Instagram, ajo shfaqet mjaft tërheqëse me pamjen e saj prej biondeje.

Lexo po ashtu Pri Film Fest, epiqendra e kinematografisë për një javë në kryeqytet: Nata finale, çmimet dhe rrëfimet e aktorëve pjesëmarrës

“Xhironi për hënën dhe nëse mungoni, ju do të vazhdoni të jeni poshtë yjeve”, ka shkruar aktorja Krasniqi në Instagram.

Përndryshe, ajo është mjaft aktive dhe e ndjekur nga fansat në rrjetet sociale.

Teuta tash e sa kohë është e martuar me Adonis Morinën, me të cilën ka një vajzë, Kaian, ndërsa ka edhe një vajzë tjetër më të madhe nga martesa e saj e parë, Tarën. /Telegrafi/