Rusia ka patur muajin më të rëndë që nga fillimi i luftës në Ukrainë sa i përket humbjes së numrit të ushtarëve në vijën e frontit, ka bërë të ditur shefi i shtabit të mbrojtjes së Britanisë së Madhe, shkruan BBC.
Admirali Sir Tony Radakin tha se forcat ruse kanë pësuar në një mesatare prej 1,500 të vdekur dhe të plagosur në vetëm brenda një dite gjatë tetorit, duke sjellë numrin e përgjithshëm të ushtarëve të vrarë në 700 mijë që nga fillimi i luftës, transmeton Telegrafi.
Rusia nuk tregon numrin e të vrarëve në luftë, por zyrtarët perëndimorë nga fusha e mbrojtjes thonë se tetorit ishte më i rëndi për Rusinë deri më tani.
Gjatë një interviste dhënë për Laura Kuenssberg të BBC-së, Radakin tha se rusët po e paguajnë çmimin tejet të lartë të Putinit sa i përket pushtimit të Ukrainës.
“Rusia ka 700 mijë të vrarë dhe të plagosur, një humbje e madhe e kombit rus që duhet ta bartin mbi super për shkak të ambicieve të Vladimir Putinit”, tha Radakin.
Ai tha se humbjet ishin për ” shtesa të vogla të tokës”.
“Nuk ka dyshim se Rusia po bën përfitime taktike, territoriale dhe kjo po ushtron presion mbi Ukrainën”, tha ai.
Por ai shtoi se Rusia po shpenzon më shumë se 40 për qind të shpenzimeve të saj publike për mbrojtjen dhe sigurinë, për të cilat ai tha se ishte “një shkarkim i madh” për vendin.
Ndërsa aleatët e presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump këmbëngulin se presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky mund të duhet të heqë dorë nga një pjesë e territorit për t’i dhënë fund konfliktit, Sir Tony këmbëngul se aleatët perëndimorë do të jenë të vendosur për “për aq kohë sa duhet”. /Telegrafi/